Kryeministri Edi Rama ka ndarë solidaritetin e tij me Greqinë fqinje në të cilën janë aktivizuar një sërë vatrash zjarri.
Është shumë e trishtë, shprehet Rama, që të shohësh sesi “populli trim grek dhe ekipet zjarrfikëse po luftojmë kundër flakëve.”
“Është shumë e trishtueshme të shikosh vendin tonë të bukur fqinj që vuan vazhdimisht nga zjarret, ndërsa populli i guximshëm grek dhe të gjithë personat në uniformë që luftojnë kundër shkatërrimeve të tilla meritojnë solidaritetin tonë të plotë dhe admirim të thellë”, shkruan Rama në platformën X, ish-Twitter.
Kujtojmë se një tragjedi e përmasave të mëdha është regjistruar në Greqi, në pyllin e Dadias që digjet që prej ditës së djeshme. Mediat vendase raportuan sot për gjetjen e trupave të karbonizuar të 18 emigrantëve.
Ndërkohë, një ditë më parë, në Athinë u mbajt një darke informale mes liderëve të Ballkanit Perëndimor, darkë në të cilën kryeministri Edi Rama nuk ishte i ftuar.
It is so sad to watch our beautiful neighbouring country constantly suffer from wildfires, while the brave Greek people and all of them in uniform fighting against such devastations deserve our full solidarity and profound admiration🇦🇱❤️🇬🇷 pic.twitter.com/nr5sMwnBzU
— Edi Rama (@ediramaal) August 22, 2023