Gjermania ka ndërmarrë një hap tjetër në luftën kundër pandemisë së koronavirusit, kështu duke filluar nga 7 qershori do të vaksinohen dhe fëmijët nga mosha 12 vjeç e lart.
Lajmi u dha nga kancelarja Angela Merkel pas një takimi që ajo zhvilloi me krerët e landeve në lidhje me situatën me pandeminë dhe procesin e vaksinimit.
Megjithatë, procesi i vaksinimit të fëmijëve nga mosha 12 vjeç në Gjermani do të varet nga vendim përfundimtar që pritet të marrë Agjencia Europiane e Barnave në ditët në vijim.