Politika Lufta në Ukrainë, inteligjenca amerikane po monitoron lëvizjet ruse në Ballkan

Lufta në Ukrainë, inteligjenca amerikane po monitoron lëvizjet ruse në Ballkan

Tanke ukrainase pranë qytetit të Severodonetsk

Zyrtarët e Inteligjencës amerikane dhe të shteteve të tjera Perëndimore, po i kushtojnë një vëmendje të madhe çdo lëvizje të mundshme ruse në Ballkanin Perëndimor. Lajmi është bërë i ditur nga CNN, i cili citon një burim nga Inteligjenca amerikane. Megjithatë, ata nuk kanë vërejtur deri tani asgjë të pazakontë.

Gjithashtu, po vëzhgohet nga afër edhe përdorimin i aseteve ushtarake të Rusisë në Moldavi, ku Moska mbështet separatistët në Transnistrisë.

Vëmendja e shtuar tregon shqetësimin e vazhdueshëm të Perëndimit për ambiciet e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, se ato mund të jenë më të mëdha se Ukraina.

“Putin ka bërë të qartë se dëshiron të ringjallë ish-Bashkimin Sovjetik”, tha Blinken një ditë më parë në një intervistë për CBS.