Kryesore Lufta në Ukrainë po ndryshon planet e Kinës

Lufta në Ukrainë po ndryshon planet e Kinës

Nga Guido Santevecchi – Corriere della Sera

Xi Jinping dhe gjeneralët kanë ndryshuar hap mbi Tajvanin pasi panë reagimin perëndimor mbi pushtimin rus, sipas inteligjencës amerikane: edhe sepse ushtria kineze nuk ka luftuar në shkallë të gjerë që nga 1979 dhe një sulm në Tajvan nuk do të ishte i lehtë.

“Kina është e mbushur me dhimbje përballë flakëve të luftës që po ndezin sërish Europën”, tha Xi Jinping në një videokonferencë me Macron dhe Scholz që kërkojnë një mbështetje diplomate në Pekin për të nisur një ndërmjetësim me Moskën.

Kjo është me shumë mundësi fraza më e sinqertë e thënë nga sekretari i përgjithshëm komunist që fshihet ende pas formulave me dykuptimëshe, ashtu si edhe sjellja e tij e paqartë mbi aventurën e Putin në Ukrainë.

Sepse opinioni publik kinez është alarmuar (ekziston dhe i tregon ndjenjat e veta përmes rrjeteve sociale, pavarësisht censurës së mundimshme).

Një Europë në luftë shqetëson klasën e mesme të Pekinit që është zhvilluar pikërisht falë globalizimit, me tregtinë me Kontinentin e Vjetër, ndërsa përpara pandemisë qytetet europiane ishin të tejmbushur nga udhëtimet turistike të kinezëve, të studimit dhe të një konsumimi frenetik.

Por një çështje janë ndjenjat, tjetër çështje janë objektivat Byrosë Komuniste.

Në Uashington po studiojnë reagimin kinez rreth luftës ukrainase për të kuptuar se çfarë mund të ndodhë në Tajvan. Xi Jinping ka premtuar për “mos ta lënë çështjen e ribashkimit si trashëgimi për brezat e ardhshëm”, siç bënë në fakt Mao Zeduni, Deng Xiaoping dhe dy paraardhësit e tjerë (gri), Jiang Zemin dhe Hu Jintao.

Në Pekin këto ditë përsërisin se Tajvani nuk është Ukraina, sepse komuniteti ndërkombëtar prej 50 vitesh njeh “vetëm një Kinë” dhe Taipei është vetëm një kryeqytet provincial që herët a vonë do ti duhet të gjejë një marrëveshje me Republikën popullore kineze: Tajvani është një çështje e brendshme e Kinës, thotë ministri i jashtëm i Kinës Wang Yi duke thënë se Perëndimi po kërkon të shfrytëzojë krizën ukrainase. Një zgjidhje në dispozicion të Pekinit do të ishte ajo e “Një Vendi, dy popuj” e aplikuar në vitin 1997 në Hong Kong. Por kthesa represive në ish-koloninë britanike e dogji këtë urë të hollë.

Tajvani nuk do t’i dorëzohet një premtimi që më pas do të kthehej në një përfaqim mbytës me Kinën kontinentale.

Qëndron opsioni ushtarak. Dhe lufta në Ukrainë po furnizon me leksione të dyja kampet. Pikërisht mërkurën, drejtuesit e shërbimeve sekrete amerikane i shpjeguan Kongresit që reagimi perëndimor ndaj pushtimit rus mund të shtyjë Pekinin për të modifikuar llogaritë e veta mbi Tajvanin. “Duke parë forcën e sanksioneve dhe kompaktësinë e Shteteve të Bashkuara dhe Europës, Kina e kupton se si do të reagojmë në një aksion kundër Tajvanit”, tha April Haines, drejtuese e National Intelligence. Drejtori i CIA-s, Bill Burns, paralajmëroi se “nuk duhet nënvlerësuar vendosmëria e Xi dhe e lidershipit kinez mbi Tajvanin, edhe pse “sigurisht që në Pekin mbetën të surprizuar nga forca e reagimit perëndimor për Ukrainën”.

Përpara pushtimit të Ukrainës, Joe Biden pati deklaruar se nuk do të përfshiheshin në një operacion ushtarak dhe ndoshta Putin mendonte se mund ta mbyllte operacioni në pak ditë. Por Uashingtoni është i lidhur me Tajvanin nga “Taiwan Relations Act” që e impenjon ta furnizojë ishullin me të gjitha mjetet ushtarake në rast të një sulmi kinez. Ky ligj është menaxhuar me të famshmen “strategjike dykuptimëshe”: presidentët amerikanë nuk e kanë qartësuar kurrë nëse do të shkonin në luftë të drejtpërdrejt për të shpëtuar ishullin demokratik.

Por muaj më parë, Joe Biden tha në disa raste se administrata e tij nuk do të qëndronte duke vështruar në rast të sulmi mbi Tajvan (edhe pse çdo herë këshilltarët e tij kanë korrigjuar gjuajtjen duke mbështetur tezën se presidenti nuk kishte thënë asgjë të re). Pra, «strategic ambiguity» qëndron principi guid.

Por edhe pa llogaritur flotën detare dhe ombrellën ajrore të Shteteve të Bashkuara, një pushtim kinez do ti duhej t’i bënte llogaritë mirë me rezistencën e Tajvanit. Është një ishull dhe kështu që paraqet vështirësi më të mëdha në krahasim me Ukrainën.

Mbi të gjitha, përparimi i avashtë rus në Ukrainë i fton gjeneralët kinezë për kujdes. Ushtria popullore kineze nuk lufton në shkallë të gjerë që nga viti 1979 (lufta e shkurtër e kufirit me Vietnamin u  konsiderua si në dështim nga ekspertët e pavarur). Strategët kinezë kanë analizuar nga larg luftën në Afganistan të luftuar nga sovjetikët dhe më pas nga perëndimorët; fushatat ushtarake perëndimore në Irak, luftën në Çeçeni; dhe së fundmi angazhimin rus në Siri. Mjaft oficerë kinezë kanë studiuar në Armatën ruse dhe tani sigurisht që po pyesin veten mbi efikasitetin e taktikave të luftimeve që kanë mësuar në Moskë. Por është shpejt për të nxjerrë konkluzione pas dy javësh luftimesh në Ukrainë. Për momentin, Uashingtoni, Pekini dhe Taipei nuk mund të bëjnë tjetër ec se të studiojnë dhe shqyrtojnë njëri-tjetrin.