Pushtimi rus i Ukrainës ka rizgjuar në Zvicër interesin për strehat bërthamore, të ndërtuara gjatë Luftës së Ftohtë.
Që prej 1960-s, çdo bashki e Zvicrës duhet të ndërtonte bunkerë bërthamore për banorët, objekte që ishin të detyrueshme edhe për të gjitha godinat e banuara, ndonëse me përmasa më modeste.
“Mendoj se sot sistemi i këtyre strehave ka kuptim. Mbajmë mend problemet që ndodhën me Fukushimën, ku autoritetet lokale donin t’i hiqnin strehat bërthamore. Por ja që e papritura ndodhi. Duhet të kemi parasysh se në Zvicër dhe gjithë Evropën ka impiante bërthamore, ndaj këto sisteme, të ndërtuara posaçërisht për këtë duhet të ruhen. Duke parë atë që po ndodh në botë, ne duhet t’i mbajmë ato në gjendje gatishmërie,” – u shpreh Marie Claude, drejtoreshë për shërbimin civil dhe ushtarak.
Strehat janë kthyer në pjesë integrale të identitetit zviceran, duke barazuar reputacionin e vendit për çokollatën, bankat dhe orët.
Por hapësirat nëntokësore, të konsideruara për shumë kohë si vende të çuditshme dhe të përdorura për ruajtjen e verës, po shihen me një këndvështrim tjetër që kur Rusia pushtoi Ukrainën.