Përplasja me armë mes familjes Ferracaku dhe Gocaj nuk ka kursyer as kamerierin e një prej hoteleve.
Myzerim Zeneli vetëm 20 vjeç punonte si kamerier në hotelin e familjes Gocaj.
Ai ndodhej bashkë me anëtarët e familjes Gocaj dhe punëtorë të tjerë në momentin kur familja Ferracaku ka nisur t’i sulmojë me armë.
Mësohet se Zeneli arriti që të punonte vetëm një ditë si kamerier, pasi ai mbeti viktimë e plumbave të shumtë që u shkëmbyen mes dy familjeve në Velipojë pas sherrit për shezlongët.