Daimler, kompania mëmë e Mercedez-Benz me bazë ne Stuttgart, Gjermani tha se fitimi operativ i tremujorit të katërt ra me 22 për qind.
Shkaku vinte nga luftërat tregtare dhe kostot e larta për zhvillimin e makinave elektrike dhe autonome të cilat goditën fitimet e Mercedes-Benz. Fitimet para interesit dhe taksave (EBIT) ranë në 2.67 miliardë euro ose 3.04 miliardë dollarë në tremujorin e katërt, duke lënë pas parashikimet e analistëve prej 2.92 miliardë euro.
Mercedes-Benz tha se tarifat në rritje për makinat e importuara nga Shtetet e Bashkuara në Kinë dhe ndërprerjet e shpërndarjeve për modelet e naftës individuale goditën kërkesën dhe rezultuan në çmime më të ulëta. Daimler tha se kthimi i shitjeve në makinat Mercedes-Benz ra në 7.3 për qind në tremujorin e katërt, nga 9.5 për qind në periudhën e një viti më parë.
Për vitin 2019, Daimler u shpreh se pret një rritje të lehtë në shitjet e njësive, të ardhurat dhe EBIT.