Përplasja mes SHBA dhe Rusisë ka kaluar në një stad tjetër: në militarizimin e hapësirës. Uashingtoni pretendon se Moska ka lëshuar javën e kaluar një satelit që është në gjendje të sulmojë dhe shkatërrojë satelitët e tjerë.
Një zëdhënës i Pentagonit bëri me dije se arma, ishte pozicionuar në të njëjtën orbitë me atë të një sateliti qeveritar amerikan, duke shtuar se SHBA po monitoronte situatën dhe ishte gatitë mbronte interesat e veta.
Siç thuhet, sateliti Cosmos 2576 u lëshua në 16 maj nga kozmodromi Plesetsk i Rusisë, rreth 800 km në veri të Moskës, përmes sondës Soyuz.
Sipas amerikanëve, Moska lëshoi gjithsej të paktën 9 satelitë, përfshirë atë qe konsiderohet si “një lloj inspektori ushtarak” i hapësirës.
“Rusia ka lëshuar një satelitë në orbitën e ulët të tokës që ne vlerësojmë se është një armë anti-satelitore…Ne kemi përgjegjësinë për të qenë gati për mbrojtjen e domainit hapësinor.”
Rusia nuk ka reaguar lidhur me pretendimet amerikane, por në një deklaratë pas lëshimit të satelitit, agjencia hapësinore Roskosmos tha se një veprim i tillë ishte në interes të ministrisë së mbrojtjes.
Rivalët globalë, Moska dhe Uashingtoni kanë shkëmbyer vazhdimisht akuza lidhur me armatimet në hapësirë gjatë javëve të fundit me të dyja palët që e drejtonin gishtin nga njëra tjetra për militarizim të hapësirës.
Më herët gjatë së martës, zëdhënësja e ministrisë së jashtme Maria Zakharova deklaroi se SHBA po përpiqej ta kthente hapësirën në një arenë për konfrontim ushtarak.
Një sërë ekspertësh kanë paralajmëruar në fakt se hapësira do të bëhet me gjasë, froni i ri i luftës, në një botë gjithmonë e me të varur nga teknologjia.