Anijet luftarake ruse dhe kineze zhvilluan patrullimet e tyre të para të përbashkëta në pjesën perëndimore të Oqeanit Paqësor. Ministria ruse e Mbrojtjes bëri me dije se aksionet u kryen nga data 17-23 tetor.
Moska dhe Pekini, të cilat organizuan stërvitje të bashkëpunimit detar në Detin e Japonisë në fillim të tetorit, kanë nisur të kenë lidhje më të ngushta ushtarake dhe diplomatike.
Afrimi mes tyre në vitet e fundit zhvillohet në një kohë kur raportet me Perëndimin tensionohet edhe më shumë.
Manovrat detare janë vëzhguar nga afër nga Japonia, e cila tha në fillim të kësaj jave se një grup prej 10 anijesh nga Kina dhe Rusia lundruan përmes ngushticës Tsugaru që ndan ishullin kryesor të Japonisë dhe ishullin e saj verior Hokkaido.
“Detyrat e patrullave ishin demonstrimi i flamujve shtetërorë të Rusisë dhe Kinës, ruajtja e paqes, stabilitetit në rajonin e Azi-Paqësorit dhe kujdesi i subjekteve të aktiviteteve ekonomike detare të dy vendeve”, shtoi ministria ruse në deklaratë.