Kryesore Luftë e brendshme në PS? Artan Hoxha: Yuri Kim paralajmëroi tri grupime...

Luftë e brendshme në PS? Artan Hoxha: Yuri Kim paralajmëroi tri grupime “poshtë” kryeministrit

Artan Hoxha ka folur lidhur me paralajmërimet që ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim, ka bërë lidhur me disa ndërhyrje politike në garën për kreun e SPAK.

Sipas gazetarit investigativ, Yuri Kim përmes reagimeve të saj ka dhënë një mesazh, jo për krerët e SPAK, por për disa forca që janë “poshtë” kryeministrit, që ai i quajti “degëzime”.

“Në fakt është shumë interesante, jo thjeshtë si procedurë, se është një procedurë normale. Drejtuesi i SPAK-ut ka një mandate vetëm 3 vjeçar dhe vetëm një herë. Emrat që janë zgjedhur nga SPAK-ut janë të kufizuar prokurorësh, që janë certifikuar. Më bëri shumë përshtypje ndërhyrja e ambasadores së çfarë ka marrë vesh ajo. Ajo sigurisht dha një mesazh. Dhe mesazhi që dha ajo ishte për prokurorët? Jo e dha për politikën. Kush ka interferuar? Opozita? Jo, se është në opozitë.

Mazhoranca? Po, po duhet kuptuar se cili degëzim i mazhorancës. Sepse po të shikoni në mazhorancë tashmë ka degëzime të ndara qartë. Kemi kryeministrin dhe 2-3 forca që lëvizin poshtë tij, që janë në rivalitet me njëra-tjetrën. Qoftë presin ditën kur ti rrëshqasë këmba kryeministrit dhe të marrin drejtimin e partisë më të madhe në Shqipëri, siç është Partia Socialiste.

Dhe me sa duket ndërhyrja e ambasadores për mua ndërhyrja është bërë për t’i dërguar një mesazh këtyre grupeve, të mazhorancës, të cilat po mundohen të interferojnë ose ndikojnë. Them dhe njëherë emrat janë pjesë e SPAK-ut, kanë kaluar Vettingut, janë me përvojë“, u shpreh Hoxha për ABC.