Sipas tekstit të Nostradamusit të vitit 1555 “Les Propheties” (“Profecitë”), viti 2024 sjell konflikte të vazhdueshme globale, trazira mbretërore dhe katastrofa humanitare.
Megjithatë interpretimi i parashikimeve të Nostradamusit është i diskutueshëm dhe më shumë bëhet fjalë për hamendësime. Kujtoni se sipas tij, bota supozohej të mbaronte në vitin 1999, ndërsa jemi n՞ 2023 duke paguar taksat.
Ja disa nga parashikimet e tij:
Luftë me Kinën?
Nostradamus parashikoi “betejë luftarake dhe detare” dhe tha se “Kundërshtari i Kuq do të zbehet nga frika / Duke vënë në tmerr Oqeanin e madh”. Disa mendojnë se “Kundërshtari i Kuq” mund t’i referohet Kinës.
Princ Harry bëhet mbret?
Një nga pasazhet te “Profecitë” thotë se një “Mbret i Ishujve” do të “dëbohet me forcë”. Disa besojnë se Nostradamus iu referua mbretit Charles III. Për më tepër, Nostradamus tha se ky sundimtar do të pushtohej nga “ai që nuk do të ketë asnjë shenjë mbreti”. Princ Harry?!
Fatkeqësi të mëtejshme klimatike?
“Toka e thatë do të bëhet më e tharë / Dhe do të ketë përmbytje të mëdha,” shkroi Nostradamus. Ai parashikoi gjithashtu dukuri ekstreme të motit dhe uri në botë.
Një Papë i ri?
Papa Françesku mund të zëvendësohet së shpejti, sipas parashikimeve të Nostradamusit. “Përmes vdekjes së një Papati shumë të vjetër / Do të zgjidhet një romak në moshë të mirë.” Papa Françesku ka pasur probleme shëndetësore dhe së fundmi iu desh të anulonte konferencën e OKB-së për klimën për shkak të inflamacionit të mushkërive dhe problemeve të frymëmarrjes.