Sport Luftë totale, PSG gati ta çojë Mbappe në gjyq për të evituar...

Luftë totale, PSG gati ta çojë Mbappe në gjyq për të evituar largimin

Kaos total mes Mbappe dhe PSG-së. Sulmuesi synon të respektojë kontratën deri në skadencën e saj në 2024-ën, kurse klubi nuk do në asnjë mënyrë që ta lëshojë gratis.

PSG ka aktivizuar skuadrën e saj ligjore për të analizuar kontratën e Kilian Mbappe, për të parë mundësinë e ndjekjes në gjyq të çështjes. Letra e dërguar klubit më 13 qershor nga lojtari, ku ai komunikon vendimin për të mos ushtruar opsionin e rinovimit deri në 2025-ës, është një sinjal i qëllimit për të mos qëndruar në skuadër që këtë vit.

Mbappe ka thënë se dëshiron largimin pas përfundimit të kontratës, por në asnjë moment nuk ka pohuar se do të largohet menjëherë. Sipas ‘As’, lojtari thjesht ka refuzuar ligjërisht të ushtrojë opsionin në favorin e tij. Situata mund të përmbyset, me lojtarin që mund ta denoncojë klubin për ‘mobbing’.

Kjo nuk lidhet me përjashtimin nga turneu japonez, apo me faktin se po stërvitet me të padëshiruarit, por më shumë me presionin e vazhdueshëm që PSG po bën ndaj Mbappe për ta detyruar të pranojë transferimin që këtë verë dhe të mos ikë me parametra zero në 2024-ën. Sindikata e lojtarëve francezë ka dalë në krah të Mbappe, nëse ai vendos të ndjekë këtë rrugë.

Gjithçka lind nga kontrata e majme që sulmuesi firmosi në 2022-shin: dyvjeçare me opsionin për vitin e tretë në favor të lojtarit, me 72 milionë euro në sezon, plus 180 bonus të ndarë në 3 vjet. 70 milionë për vitin e parë, 80 për të dytin dhe 90 për të tretin. Lojtari ka si qëllim të marrë paratë e parashikuara në kontratë dhe për këtë arsye nuk ka bërë polemika ndaj vendimeve të klubit.

Sipas disa burimeve franceze, lojtari është gati të qëndrojë një vit në tribunë për të marrë atë që i takon. Historia mund të mbyllet në mënyrën më të keqe të mundshme, atë gjyqësore. Al-Khelaifi duket se nuk ka në plan të dorëzohet, po ashtu dhe Mbappe dhe familja e tij nuk duan t’ia dinë për kërkesat presuese të PSG-së.