Ben Affleck kishte luhatje të shumta humori dhe kjo ndikoi edhe në divorcin me Jennifer Lopez, thotë një burim për People. “Pavarësisht ndjenjave që kishin për njëri-tjetrin, ndryshimet ekstreme dhe të befta të humorit sollën edhe ndarjen mes tyre”, tha një person anonim për People.
“E vërteta është se ka pasur një dashuri të madhe, por fatkeqësisht ndryshimet e humorit të Ben, të cilat ai nuk ishte i aftë t’i fshehte as nga mediat, megjithëse u përpoq shumë (sollën ndarjen). Ju mund ta shihnit sjelljen e tij, ndryshimet e mëdha të humorit. Ai kalonte nga një person i lumtur dhe i ngrohtë në një person me sjelljen më të errët”, tha burimi.
Jennifer Lopez, 55 vjeç, cilësoi si ditën e ndarjes 26 prillin dhe finalizoi divorcin më 20 gusht, në ditën e përvjetorit të martesës. Pavarësisht përpjekjeve për ta bërë martesën të funksiononte, qartazi, nuk ishte e mundur.
“Ata u përpoqën që ta bënin të funksiononte. Por kur dalin në pah luhatjet e humorit, ngritjet dhe uljet e mëdha dhe toksiciteti, askush nuk mund të të ndihmojë – ti duhet të ndihmosh veten. Por nuk e them dot që nuk duheshin, patjetër që kishte dashuri. Bota po i mbështeste, por ishin dy njerëz të ndryshëm nga Ben që thoshte gjëra në Ben që bënte gjëra”, shpjegoi burimi.
J.Lo nënshkroi divorcin më 20 gusht, në datën që supozohej të ishte përvjetori i dytë i martesës së çiftit. Ben dhe Jen kanë qenë të lidhur edhe më parë, por u ndanë në 2004-ën. Gjithsesi, dyshja është përqendruar te fëmijët, të cilët janë priorirtet. J.Lo ka dy fëmijë, Max dhe Emme, 16 vjeç, për të cilët bashkëprindëron me ish-bashkëshortin, Marc Anthony, ndërsa Ben, 3 fëmijë: Violet, Seraphina dhe Samuel, për të cilët bashkëprindëron me Jennifer Garner.