Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që këtë të hënë të vizitojë shkollat që po rindërtohen me financim 100% nga Bashkimi Europian. Kreu i qeverisë shoqërohej nga ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.
Rama nuk ka kursyer batutat me ambasadorin Soreca i cili është nga Italia. Kryeministri i ka përmendur fitoren e kampionatit të Serie A nga Inter duke thënë se “Luigi mezi po përmbahet që humbi Juvja kampionatin”.
“Je i lumtur për Interin”, e pyeti më vonë kryeministri Soreca-n, por përgjigja ishte negative.
“Jo, kush e thotë këtë”, tha duke qeshur ambasadori.
Pas shkollave të rindërtuara nga qeveria shqiptare ka nisur blloku i dytë i shkollave me financim 100% nga Bashkimi Europian. Janë 12 shkolla në proces finalizimi dhe 15 të tjera parashihet të përfundojnë brenda vitit të ardhshëm.