Politika Luigi Soreca largohet nga Shqipëria, merr pozicionin e rëndësishëm në Bruksel

Luigi Soreca largohet nga Shqipëria, merr pozicionin e rëndësishëm në Bruksel

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca nuk do të shërbejë më në Tiranë duke filluar nga 1 prilli.

Soreca largohet nga Tirana për të marrë një pozicion të ri të rëndësishëm në Shërbimin Europian të Veprimit të Jashtëm në Bruksel.

Lajmi u konfirmua zyrtarisht nga Delegacioni i Bashkimit Evropian.

Kjo lëvizje e Sorecës vjen pas gati 3 vite e 6 muaj shërbim në Shqipëri.

Diplomati italian erdhi në Tiranë në shtator të 2018-ës, duke pasur një përvojë shumëvjeçare në çështjet e migracionit dhe sigurisë.

Soreca pasoi në krye të delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë diplomaten kroate, Romana Vlahutin.

Përgjatë këtyre 42 muajve ai ishte i përfshirë në çështjen e reformës në drejtësi, si luftën kundër krimit të organizuar, ndërsa u angazhua edhe në procesin e rindërtimit dhe fondet që ka dhënë Bashkimi Europian për këtë qëllim.