Për trajnerin e Spanjës, Luis Enriquen, fitorja ndaj Shqipërisë ishte shumë e vështirë. Tekniku i përfaqësuese spanjolle tha se Shqipëria ka një mbrojtje shumë të mirë dhe ndaj ua vështirësoi punën.
“E prisja një ndeshje të vështirë. E pata thënë dhe para ndeshjes këtë gjë. Shqipëria është një skuadër që luan dhe di të mbrohet mirë”, u shpreh trajneri.
Më tej, Enrique shtoi se i kishte ndjekur me kujdes ndeshjet e Shqipërisë, ndërsa theksin e vuri te Broja, për të cilin u shpreh se është super talent.
“Kemi parë ndeshjet e Shqipërisë, si ajo ndaj Anglisë. Keni një lojtar shumë të mirë siç është Broja. Nuk ishte aspak e thjeshtë e sidomos kur erdhi goli juaj”, tha ai.