Gjatë një bisede me Bjordin në “Big Brother Vip”, këngëtari Luiz Ejlli ka folur për humbjen e të atit dy vite më parë.
Luizi tregoi se e ka humbur të atin në natën e Krishtlindjeve, madje kishte folur në telefon me të disa orë para se të merrte lajmin e trishtë.
“Para dy viteve, natën e Krishtlindjeve. Natën që hyra këtu ishte dy-vjetori. Shyqyr që iku pa vuajtje. Ishim shumë të lidhur. Atë natë më ka marrë 4 orë para për të më uruar Krishtlindjet”, tha Luizi.
Më tej Luizi tregon se si ka ndërruar jetë babai i tij, teksa rrëfen që e vetmja gjë që i mbetet merak është fakti se nuk ka qenë aty pranë tij në momentet e fundit.
“Nga ora 11 e 20, kishte dalë me kushërinjtë në një kafe, kanë qenë duke ndenjur në tavolinë dhe babai im iu ka thënë që “ka një shtrëngim.” Siç ka qenë ashtu, është mbajtur në shpatullën e kushëririt, ai e ka shtrirë në tokë dhe e ka ndihmuar derisa ka ardhur ambulanca. E vetmja gjë që më ngel merak, është që nuk isha aty në minutat e fundit. E kanë mbajtur në spital, më tha mami që i kapi dorën një herë dhe…”, tha Luizi.