Extra Luiz Ejlli lë mënjanë diplomacinë, e quan Olsa Muhametin “gënjeshtare”

Luiz Ejlli lë mënjanë diplomacinë, e quan Olsa Muhametin “gënjeshtare”

Luiz Ejlli ka mohuar një pretendim të Olsa Muhametit, duke e quajtur në mënyrë indirekte “gënjeshtare”.

E ftuar në “Ftesë në pesë”, Muhameti u shpreh se Luizi shkonte vazhdimisht në Turqi për të mbështetur Kiarën gjatë xhirimeve të emisionit të saj më të ri.

“O Olsa, po pse mashtron moj vajzë. Çfarë të duket Luizi ty, Spider-Man [që lëviz] Amerikë-Turqi? Gjej ndonjë mënyrë tjetër se me këto skenare nuk të ecën më”, shkruan një faqe mbështetëse për Luizin.

Në koment, Luizi shkruan: “Hajde rren’ hajde. Dhe me sa siguri e thotë. Meqenëse ra fjala, tani jam në Korçë, por për 10 sekonda, më keni në Lezhë. Cit. Olsa.”