Luiz Ejlli, personi më i diskutuar i këtij “BBVA” ka regjistruar këngën e parë brenda shtëpisë, duke u rikthyer me një projekt muzikor, pas shumë vitesh mungesë. Kënga titullohet “Me Ty” dhe i kushtohet Kiarës.
Kënga është publikuar sot, për Shën Valentin dhe Luizi shpreh ndjenjat e tij për Kiarën me fjalë të ëmbla.
Muzika e këngës është krijuar nga Elgit Doda dhe prej këngës, ja disa vargje:
“Veç du me t’mbajt në krahë
E me t’thënë sa shumë t’du
T’lutem merri sytë e mi
Shikoje veten ti tek unë
Veç du me t’mbajt në krahë
Du me t’mbajt e me t’shtrëngu
Ta dëgjosh ti zemrën time
Se ka shumë për me tregu”, shprehet Luizi në “Me Ty”.
Kënga është mirëpritur dhe një pjesë e konsiderueshme e komenteve ndajnë mendimin e se Luizi i kishte munguar muzikës dhe përmes kësaj kënge, tregoi ndjenjat e tij ndaj Kiarës dhe shpirtin artistik.