Luizi ka pyetur Kiarën se çfarë mendimi ka për Efin, por Kiara ka heshtur dhe më pas ka thënë se nuk di se çfarë përgjigje t’i japë.
Më pas ai e ka pyetur sërish nëse do ishte mirë ta mbaj afër Efin ose jo.
Kiara ka zgjedhur të heshtë, por duket se përgjigjen e saj e ka dhënë me anë të kodeve.
Biseda:
Luizi: Çfarë mendimi ke për Efin
Kiara: Në çfarë kuptimi?
Luizi: Në këtë lojë.
Kiara: S’kam mendim.
Luizi: Ta mbaj afër apo jo?
Kiara: Ti e di.
Luizi: Po të pyes?
Kiara: Nuk di gjë për zotin. Nuk di çfarë të them.
Kiara sheh Luizin i buzëqesh dhe ai i thotë më pas: “Në rregull!”
Kujtojmë se marrëdhënia e vajzave pësoi një krisje pasi Kiara pa reagimin e Efit ndaj konfliktit që moderatorja pati me Luizin, ndërsa edhe pas daljes së kësaj të fundit nga shtëpia, Efi deklaroi se ato ende nuk ishin sqaruar. Po ashtu, prej 4 banorëve të rifutur, vetëm njëri prej tyre do të mund ta prekë finalen, dhe Luizi deklaroi se dëshiron që në krah të ketë Kiarën. Kjo mund të sjellë përplasje mes tij dhe Efit.