Kejvina Kthella ka folur për herë të parë pasi u pezullua nga “Big Brother VIP”. Në një intervistë me “Fan Club” ajo ka sqaruar sot gjitha të pathënat.
Ajo ka komentuar largimin famëkeq nga “BBV”, si e përjetoi këtë familja e saj, deri dhe marrëdhënien e Luizit me Kiarën.
“Kur kam dalë komentet kanë qenë shumë agresive dhe nuk e kuptoj pse gjithë kjo urrejtje. Asnjëri nuk e kuptoi si u ndjeva unë dhe ndodhi ajo që ndodhi. Kam kërkuar falje publikisht për atë gjest (shpullën) sigurisht se nuk është diçka e mirë. Familja janë mërzitur shumë nga komentet që kanë marrë. Babai im vuan edhe nga diabeti dhe pas kësaj e ka përjetuar edhe më keq dhe ka pasur komplikacione”, u shpreh modelja.
-Shuplaka ndaj Luizit dhe kërkim-falja.
“Unë dhe Luizi nuk njihemi nga jashtë, kemi shkuar shumë mirë që natën e parë. Gjithmonë e thoja e kam si vëlla. Ai moment nuk mendoj se ka prishur marrëdhënien tonë, kur të dalë them se çdo gjë do të vazhdojë si më parë. Sa herë jemi zënë edhe me shoqërinë dhe jemi puthur sërish. Marrëdhënia ime me Luizin aty ka qenë me të vërtetë reale. Dronin e dërgova për t’i thënë jam me ty dhe për t’i kërkuar falje për gjestin”.
-Për Kiarën thotë se është njeriu më fallco.
“Nuk kam probleme me Kiarën. Kiara ka probleme me veten pastaj me të tjerët. Unë e kam mbështetur. Por ajo kishte thënë se nuk më rrinte dot afër se i prish imazhin. Nuk më ka pëlqyer kjo që ka bërë. Nuk më duket e vërtetë në raportin me Luizin. Më ka bërë përshtypje ndryshimi i saj se në fillim nuk e duronte e nënçmonte. Kur u kthye nga spitali ndryshoi. Nuk e kuptoj pse. Është njeriu më fallco.”
– A mendon Kejvina se Olta e nxori nga shtëpia?
“Më ka fryrë goxha. Më frynte, por gjëja që nuk më ka pëlqyer është kur ka mbyllur derën dhe ka buzëqeshur natën që ika unë. Nuk kam ndonjë mendim negativ për Oltën, të them të drejtën. Bashkëpunëtore në krim”.
-Probleme me ligjin?
“Nuk kam asnjë problem me SPAK.”