Kiara dhe Luizi mbrëmë kanë kërcënuar produksioni e Big Brother duke folur me njëri-tjetrin rreth 30 minuta në orën 3 të mëngjesit teksa të tjerët ishin duke qëndruar në ambientet e jashtme të shtëpisë.
Këtë herë nuk kanë duruar dot kunjat dhe fërkimet me Olta Gixharin që gjate darkës së shtruar pas Prime ka provokuar Luizin duke i thënë se përdor dhune ndaj Kiarës dhe se gjithashtu duhet të dalë.
Kiara ndërhyri në mes duke i thënë “po ty çfarë të duhet se çfarë bën Luizi me mua” por Olta ia ktheu “jam banore e shtëpisë, ja çfarë me duhet”.
Pasi ka akuzuar Luizin serish për dhunë ky i fundit ka marrë Kiarën dhe kanë shkuar në ambientet e brendshme teksa kanë biseduar.
“Hajde dalim o Luiz, nuk rrihet më këtu na e shpifen fare këta”. tha Kiara.
Më pas Luizi shtoi: “Nëse produksioni ose dikush thotë sërish se përdora dhunë marr valixhet dhe iki dal nga ajo dera. Mjaft më, nëse e kanë ndarë mendjen…”
“Po na e shpifin për Zotin. Qe kur i vjen atyre keq për mua njëherë. Çfarë njerëzish deri dje as u interesonte. Po na luajnë mendsh kështu, më mirë të dalim.”