Pavarësisht dëshirës dhe vullnetit të Manchester United e Juventusit për të realizuar shkëmbimin Lukaku-Dybala, kjo nuk do të ndodhë sepse argjentinasi nuk ka rënë dakord me kushtet e vendosur nga klubit anglez, teksa lojtari ka kërkuar 12 mln euro pagë dhe 15 mln euro komisione për agjentin e tij.
Që në orët e vona të së dielës në lojë ka hyrë Inter fuqishëm. Klubi zikaltër do të rrisë ofertën për sulmuesin belg, teksa 70 milionë eurot e ofertës së parë janë refuzuar nga United, oferta e re pritet të jetë 73 mln paund, plus bonuse.
Edhe në këtë drejtim, mediet në Angli kanë theksuar se “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të bëjnë ulje për sulmuesin e tyre, duke parë që sezoni i ri fillon me 8 gusht dhe nuk kanë më kohë për të humbur.
Conte, pas përballjes me Tottenhamin deklaroi se nuk e ka humbur shpresës për Lukakun: “Vazhdojmë të punojmë për më të mirën e mundshme.” Fakti që “Djajtë e Kuq” vendosën të blinin Mandzukicin do të thotë se ka ende shpresë që pas mbylljes së merkatos në hyrje në Angli, në Manchester të lejojnë largimi ne sulmuesit belg edhe pas të enjtes.
Ndërkohë Inter do të bëjë edhe një sulm final për Edin Dzeko, teksa këtë javë pritet të sqarohet përfundimisht e ardhmja e tij. Inter ka ngritur ofertën në 15 mln euro, ndërsa Roma kërkon 20 mln, duke mos bërë ulje.
Vetë boshnjaku ka rënë dakord me Interit për kontratë 3-vjeçare me pagë 5.5 mln euro në sezon, por edhe durimi i tij po soset dhe nëse nuk mbyllet këtë javë mund të vendosë të qëndrojë përfundimisht tek Roma, edhe për faktin se trajneri i ri e ka mirëpritur atë.
Gjithsesi Marrota dhe Ausilio po bëhen gati të mbyllin gjithçka në këtë javë, teksa Zhang ka kërkuar përqendrim maksimal dhe goditje efikase, për të kompletuar skuadrën e Conte.