Inter ka arritur të marrë vetëm një pikë nga ndeshja e parë në grupe e Champions League. Zikaltrit barazuan 2-2 në minutën e fundit ndaj Borussia Monchengladbach, me Romelu Lukakun heroin e ndeshjes.
Ishte Lukaku ai që kaloi në avantazh skuadrën e Contes në fillimin e pjesës së dytë, por gjermanët përmbysën rezultatin. Kur dukej se Interi do të dilte pa pikë nga kjo përballje, sulmuesi belg barazoi gjithçka.
Ndërkohë, Bayern Munchen ka shpartalluar 4-0 Atletico Madrid. Golat për kampionët në fuqi të Evropës u shënuan nga Coman (2), Goretzka dhe Tolisso.
Liverpool fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0 në Holandë, ndaj Ajax. Ishte autogoli i Tagliafico ai që i dha fitoren “Të kuqve” të Jurgen Klopp.
Atalanta mposhti thellë 4-0 në Danimarkë modestët Midtjylland, ndërsa City mposhti 3-1 portugezët e Portos.