Qytetarët në Luksemburg do të lejohen të rrisin deri në katër bimë kanabis në shtëpitë ose kopshtet e tyre sipas ligjeve që do ta bëjnë atë vendin e parë në Europë që legalizon prodhimin dhe konsumin e drogës.
Qeveria e Luksemburgut tha të premten se do të sillte ndryshime thelbësore në mënyrën se si vendi e sheh përdorimin dhe kultivimin e kanabisit.
Sipas legjislacionit, qytetarët e moshës 18 vjeç e lart do të jenë në gjendje të rrisin ligjërisht deri në katër bimë kanabisi për familje për përdorim personal.
Tregtimi i farave do të lejohet gjithashtu pa asnjë kufizim në sasinë ose nivelet e Tetrahydrocannabinol (THC), përbërësi kryesor psikoaktiv.
Qeveria tha se do të jetë e mundur blerja e farave në dyqane ose në internet.
Ministri i Drejtësisë, Sam Tamson e përshkroi ndryshimin në ligjin për prodhimin dhe konsumin vendas si hapin e parë.
Për kultivuesit në shtëpi, vendi i kultivimit të katër bimëve të tyre do të kufizohet në vendbanimin e zakonshëm, brenda ose jashtë, në një ballkon, tarracë ose kopsht.