Prokuroria shqiptare e Krimeve të Rënda dhe drejtues të Guardia di Finanza që kanë drejtuar mega-operacionin antidrogë “Lulet e Pranverës” që është zhvilluar sot paralelisht në Vlorë, Lezhë, Durrës dhe në Itali, kanë dhënë detaje për në një konferencë për mediat.
Operacioni është finalizuar me arrestimin e 17 personave, nga të cilët 6 janë arrestuar në Vlorë dhe 11 në Itali. Përtej Adriatikut janë arrestuar 5 shtetas italianë dhe 6 shqiptarë.
Ndërkohë, hetimet për këto 4 organizata kriminale që janë goditur kanë nisur 2 vite më parë dhe në total janë 27 të arrestuar për trafik droge, me disa raste të dokumentuara me gomone të kapura në Durrës, Leçe dhe në Gjirin e Lalzit.
Në Shqipëri janë arrestuar:
1-Denis Pashaj, 33 vjeç
2-Kristjan Llanaj (alias) Nuredinaj, 36 vjeç
3-Luka (alias) Kriols Beqiraj, 32 vjeç
4-Arbnor Xhimaj (alias) Hoxhaj, 34 vjeç
5-Bilal Kabello, 34 vjeç
6-Kujtim Elmazi, 58 vjeç
Në Itali janë arrestuar:
1-Dorian Alikaj, 34 vjeç
2-Altin Avduramani, 46 vjeç
3-Ajet Çepaj, 50 vjeç
4-Klaudio Fani, 34 vjeç
5-Artur Malo, 35 vjeç
6-Raul Zenunaj, 40 vjeç
7-Giancarlo Desimone
8-Gianfranco Conestabile
9-Salvadore Santoro
10-Francesco Tarantini
11-Giuseppe Vanatagiato