Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë i pranishëm mbrëmë në Parlament në votimin për hapjen e plotë të dosjeve të komunizmit dhe deklasifikimin e tyre.
Ky ligj u votua me 94 vota pro, 1 abstenim dhe asnjë kundër.
Ligji për hapjen e plotë të dosjeve të Sigurimit të Shtetit u miratua me vota të Partisë Socialiste dhe të Partisë Demokratike.
Votimi i këtij ligji u parapri nga një seancë maratonë me diskutime të gjata nga deputetët në seancën plenare.