Nga Erjon Braçe
Lulzim boll gënjeve. Boll bëre propagandë. Pyetja është e thjesht: E kujt është kompania Biniatta Trade LP, regjistruar në parajsë fiskale dhe që paguan paratë e saj për PD-në tënde? Kaq!
Lulzim Basha ti hetoj te gjithe, pa perjashtim;
Edi Ramen, Fatmir Xhafajn, Taulant Ballen, Blerina Gjylametin, Elona Gjebrene, ke te doje duke e shtuar listen.
Per nje gje jam i sigurt;
Secili prej tyre, ne pushtet ose jo, nuk ka vrare kend ne cdo cep te ketij vendi, perfshire edhe bulevardin Deshmoret e Kombit!
Por une jam edhe me i sigurt se, Parate e ardhura ne nje xhiro nga Skocia ne Belize e pastaj ne Ëashington, me origjine parajsat fiskale, jane te tijat.
Sot ai tha se, dy kontratat jane publike dhe se mund ti jepte kujtdo nje kopje.
Pa asnje diskutim qe nuk ishin publike, tani jane publike!
Por nuk eshte kjo akuza, fare.
Akuzat te cilave Lulzim Basha nuk i pergjigjet jane te tjera;
E para, akuza per mashtrim te KQZ, institucioni kushtetues ku deklarohen shpenzimet e fushates apo dorezohet bilanci i shpenzimeve te cdo partie politike.
PD e drejtuar ekskluzivisht nga Lulzim Basha dhe familja e tij, nuk ka treguar ne KQZ per keto kontrata dhe faturen financiare te tyre.
E dyta, akuza per origjinen e parave, si per pagesen e pare ashtu edhe per te dyten, permes kompanise Biniatta Trade LP-rregjistruar ne nje parajse fiskale.
PD e kontrolluar deri ne qindarken e fundit nga Lulzim Basha dhe familja e tij, nuk ka treguar kompanine Biniatta Trade LP dhe origjinen e parave qe kjo kompani ka paguar per llogari te PD.
Po e vertete eshte, kompania e lobimit ka pranuar qartesisht ne Departamentin e Shtetit se kjo pagese eshte kryer nga kompania e rregjistruar ne parajsen fiskale per llogari te PD.
Pyetja per Lulzim Bashen eshte e thjeshte:
E kujt eshte kompania Biniatta Trade LP qe paguan para ne SHBA per llogari te PD?
Kaq!
Pastaj te hetohet kushdo nga Edi Rama deri tek cilindo qe keni ne listen tuaj politike.
Por kjo e jotja Lulzim eshte ceshtje tjeter!
Per mua eshte histori e parave te qelbura te korrupsionit.
Te tuat natyrisht.
Ne te tilla raste je ti qe duhet te provosh gjithcka.