Pamje të magjishme, llavë, tym, flakë, por edhe panik është panorama që ofron ditët e fundit gadishulli i Reykjanes në Islandë për shkak të aktivizimit të vullkanit që ndodhet në këtë zonë.
Gjithçka nisi me një tërmet të fuqishëm, që u pasua më pas me shpërthimin vullkanik dhe lumenjtë e lavës që detyruan autoritetet të nxjerrin një urdhër evakuimi për banorët e Grindavik dhe Lagunës Blu.
Ekspertët e vullkaneve parashikojnë se situata është më e rrezikshme se herët e tjera dhe se lava do të vijojë të dalë nga krateri edhe për disa ditë të tjera.
Reja e tymit vullkanik është ngritur qindra metra në ajër, por fatmirësisht nuk ka shkaktuar asnjë problem në fluturimet.
Që nga viti 2021, ka pasur nëntë shpërthime në gadishull, pas riaktivizimit të sistemeve gjeologjike që kishin qenë në gjendje qetësie për 800 vjet. Si përgjigje, autoritetet kanë ndërtuar barriera për të ridrejtuar rrjedhat e lavës larg nga infrastruktura kritike, duke përfshirë termocentralin Svartsengi, Lagunën Blu dhe qytetin e Grindavik.
Shpërthimet vullkanike në gadishullin Reykjanes nuk pengojnë trafikun ajror pasi ato nuk shkaktojnë shpërthime të mëdha ose shpërndarje të konsiderueshme të hirit në stratosferë. Islanda, e cila është afërsisht sa madhësia e shtetit amerikan të Kentakit dhe ka aktive me më shumë se 30 vullkane, duke e bërë ishullin e Evropës Veriore një destinacion kryesor për turizmin vullkanik – një segment i veçantë që tërheq kërkuesit e emocioneve.