Një 40-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Lushnje.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Skënder Libohove”.
Viktima është Besnik Hida, i cili është vrarë në katin e dytë të një lokali, teksa ishte duke pirë kafen e mëngjesit”.
Hida u qëllua dy herë më breshëri kallashnikovi, ndërsa sipas dëshmitarëve okularë autori ka qenë i maskuar dhe është larguar me shpejtësi nëpër rrugicat e lagjes.
Hida është një biznesmen në fushën e grumbullimit të makinave të përdorura.
Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit për të bërë të mundur arrestimin e autorëve.
Besnik Hida i shpëtoi një atentati
Më herët Hida i ka shpëtuar një atentati me eksploziv. 40-vjeçari e kishte parkuar makinën para banesës, por nga shpërthimi i tritolit