Nga Kliton Nesturi
Ati im,
Që je kudo dhe kurdo me mua,
Bëma më të lehtë ekzistencën
Në këtë botë, të egër e të pashpirt,
Mos e shterro fjalën tënde,
Ashtu siç ke bërë edhe kur ishim pranë,
Ndriçoma arsyen dhe udhën e panjohur
Drejt mistereve dhe pengesave,
Vëma dorën mbi sup e flokë,
Që të ndiej ngrohtësinë
Edhe kur të jem i rrethuar nga acari,
Dhuromë buzëqeshjen tënde
Duke më dhënë më tepër forcë
Dhe më shto gëzimin dhe dashurinë në jetën e trishtë,
Më fal pëkujdesjen tënde
E mos më lër të më iki koha pa lënë asnjë gjurmë.
Ati im,
Je i vetmi Zot që nuk vdes
Dhe më ke përkrahur gjithmonë,
E që kam dashur në jetë.
Ati im,
Që je kurdo dhe kudo me mua,
Mos më braktis!
KLITON NESTURI