Veterinerët rekomandojnë që macet të mbahen brenda në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirusit mes kafshëve.
Ndërkaq ata theksojnë se pronarët e tyre nuk duhet të shqetësohen për rrezikuan e infektimit prej tyre.
“Nuk ka asnjë rast të vetëm të një qen apo mace të ketë infektuar një njeri me Covid-19″, tha mjekja Angel Almendros për BBC.
Por hulumtimet kanë treguar që macet mund të jenë në gjendje të infektohen me virusin nga njëra-tjetra.
Alemndros shtoi se do të ishte e arsyeshme që pronarët t’i mbajnë macet brenda në banesë për të parandaluar rrezikun.