Një mace u zhduk nga shtëpia duke shqetësuar familjen që kujdesej për të. Për fat të mirë, ajo u kthye pas tre ditësh.
Pronari e vuri re pranë shtëpisë dhe i lumtur që ajo u rikthye, iu afrua për të kontrolluar nëse macja ishte mirë dhe nuk kishte lëndime. Në ato momente ai vuri re një detaj, një “qafore” që kotelja nuk e kishte pasur kurrë.
Mesazhi i shkruar në të ishte: “Macja juaj po shikonte peshqit në dyqanin tim, kështu që unë i dhashë tre”. Autori shënonte emrin, adresën e dyqanit, si dhe numrin e telefonit për të marrë dëmshpërblimin e tij.
Historia e ndodhur në Tajlandë u shpërnda gjerësisht në rrjete sociale ku krahas fotografive shkruhej: “U zhduk nga shtëpia për tre ditë dhe u kthye me një borxh”.