Presidenti francez, Emmanuel Macron do të votonte për kancelaren gjermane, Angela Merkel si presidente e Komisionit Europian, bëri të ditur shefi i Elizesë duke shtuar se kishte besim të madh te kancelarja.
”Nëse ajo do të kandidonte, atëherë do të kishte mbështjetjen time”, theksoi presidenti francez në një intervistë për televizionin RTS.
“Europa ka nevojë për udhëheqës me personalitet të fortë, ka nevojë për njerëz me besueshmëri dhe aftësi”, shtoi ai.
Kancelarja gjermane ka përsëritur shpesh se nuk është të interesuar për të lënë postin e saj në Berlin për presidencën e Komisionit Europian.