Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Kryeministrja e re e Finlandës Sanna Marin duket se janë bërë më shumë miq nga sa pritej gjatë samitit të fundit të Bashkimit Europian.
41-vjeçari dhe 34-vjeçarja, u takuan dje në Bruksel dhe sipas medieve u miqësuan aq shumë sa u panë kudo duke bërë shaka dhe duke u shoqëruar së bashku.
Marin, kryeministrja e re në botë, pati debutimin e saj ndërkombëtar në këtë samit dhe kreu i Elizesë duket ia bëri më të lehtë prezantimin me liderët e vendeve anëtare.
Ajo gjithashtu u pa duke u takuar me kancelaren Angela Merkel, kreun rumun Klaus Iohannis, kryeministrin Mette Frederiksen, me Macron që e shoqëronte në shumë nga këto takime.
Në këtë samiti dy-ditor udhëheqësit europianë diskutuan mbi ndryshimin e klimës, buxhetin e BE-së, Brexit, sanksionet ruse dhe eurozonën.
“Duhet të bëjmë më shumë për të mbrojtur planetin tonë dhe duhet ta bëjmë sa më shpejt. Kjo të bëjë me të ardhmen e fëmijëve tanë”, deklaroi Marin.