Plani për rimëkëmbjen e ekonomisë franceze do të përfaqësojë “të paktën 100 miliardë euro”, përveç 460 miliardë eurove tashmë të angazhuara që nga fillimi i epidemisë
Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi të martën veshjen e detyrueshme të maskës pas një parade modeste ushtarake për shkak të COVID-19 dhe njoftoi një 100 miliardë shtesë për rimëkëmbjen ekonomike të vendit pas pandemisë.
Macron udhëhoqi mini-ceremoninë, sepse për herë të parë që nga viti 1945, autoritetet anuluan paradën ushtarake përgjatë Avenue Champs-Elysées, e cila tradicionalisht mbahet në festën kombëtare të Ditës së Bastille në 14 korrik 1789, e cila filloi Revolucionin Francez.
Plani për rimëkëmbjen e ekonomisë franceze do të përfaqësojë “të paktën 100 miliardë euro”, përveç 460 miliardë eurove tashmë të angazhuara që nga fillimi i epidemisë, tha ai.
Të rinjtë do të jenë prioritet, në zemër të masave stimuluese ekonomike, njoftoi ai dhe prezantoi si “masa të jashtëzakonshme që do të zgjasin dy vjet”.
Për punësimin e punëdhënësve të rinj, do të ketë lirim nga kontributet, kryesisht për personat me aftësi të ulëta.
“Ne do të jemi gati për një valë të re”
“Maska do të jetë e detyrueshme në të gjitha hapësirat (të mbyllura) publike” dhe masa ka të ngjarë të hyjë në fuqi më 1 gusht“, tha Macron në një intervistë të transmetuar pas ceremonisë dhe vlerësoi ushtrinë, shëndetësinë dhe shërbimet e tjera thelbësore që ishin në vijën e parë të mbrojtjes ndaj COVID-19.
Katërmbëdhjetë mjekë me reputacion bënë thirrje për “mbajtjen e detyrueshme të maskës në të gjitha vendet publike në ambiente të mbyllura”, për të shmangur një valë të re.
Treguesit thonë se “epidemia është duke u përshpejtuar pak” në Francë, një nga vendet më të goditura në Evropë me afro 200,000 të infektuar dhe gati 30,000 të vdekur, sipas Universitetit Johns Hopkins.
“Ne duhet të parandalojmë dhe të përgatitemi për një valë të re nëse ndodh,” tha Macron, duke shtuar se “ne do të jemi gati”.
Ai gjithashtu njoftoi teste për COVID-19 të disponueshme për të gjithë, pa qenë e nevojshme që një mjek t’i përcaktojë ato.
Nuk do të ketë rritje të taksave
Sfida më e madhe për Francën në gjashtë muajt e ardhshëm është vala e pritshme e papunësisë, pasi kompanitë janë detyruar të pushojnë, tha ai dhe për këtë arsye është duke përgatitur një projekt për të zbutur goditjen, veçanërisht për të rinjtë që shfaqen në treg këtë verë pas shkollës.
Macron tha se nuk do të ketë rritje të taksave dhe u bëri thirrje kompanive të përmbahen nga pagimi i dividentëve pasi mund të kenë nevojë për të ulur pagat e punëtorëve.
Reforma e tij e pensioneve duhet të modifikohet, dhe qeveria duhet të përqendrohet në financimin e sistemit të pensioneve pas krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia.
Njoftimi për reformën e pensioneve stimuloi protesta masive të “Jelekverdhëve” vitin e kaluar, dhe qeveria hoqi dorë nga ajo.
Macron tani ka theksuar se reforma e pensioneve është e nevojshme në Francë në vitet e ardhshme dhe, pavarësisht kundërshtimit nga sindikatat dhe punëdhënësit, beson se sistemi i propozuar është i mirë.