Kryeministri Edi Rama ka tërhequr sërish vëmendjen me veshjen e tij në takimin e nivelit të lartë për 75-vjetorin e krijimit të NATO-s.
Në ndryshim nga drejtuesit e shteteve të tjera, Rama kishte zgjedhur që kostumin e tij zyrtar, ta “thyente” me një palë atlete të bardha.
Kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga presidenti francez Emmanuel Macron.
Ky i fundit “nuk ia ka hequr sytë”, e ndërsa nuk ka nguruar as që ta komplimentojë.