Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë sot në një fjalim drejtuar kombit, se Franca e ka fituar betejën e parë me koronavirusin.
Macron tha se është koha për të ndërtuar një Europë të pavarur nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara, duke shpallur “fitoren e parë” të vendit të tij kundër koronavirusit.
“Ky tundim ka treguar mangësi dhe dobësi: varësia jonë nga kontinentet e tjera në sigurimin e disa mallrave”, tha Macron.
“E vetmja përgjigje është të ndërtojmë një model të ri, më të fortë ekonomik, dhe më shumë punë dhe prodhim në mënyrë që të mos jemi të varur nga të tjerët. Lufta kundër epidemisë nuk ka mbaruar, por jam i lumtur me këtë betejë të parë të fituar kundër virusit,” -tha Macron, më tej.