Madeleine Albright dhe Hillary Clinton, dy ish-Sekretaret e Shtetit, pritet të jenë në Prishtinë me rastin e 20-vjetorit të sulmeve të NATO-s mbi Serbi, e cila do kremtohet në Kosovë më 12 qershor, si përvjetor i çlirimit dhe i hyrjes së forcave të NATO-s.
Siç njoftohet edhe nga mediat e Beogradit, dy ish-gratë e fuqishme të politikës amerikane ndër vite, ku që të dyja, njërën direkt e tjetrën indirekt i lidh kauza kosovare, do të priten nga tre ish-presidentet e Kosovës: Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli, Atifete Jahjaga, si dhe nga aktuali, Hashim Thaçi.
Organizimi i festimit të këtij përvjetori i është besuar znj. Jahjaga.
Kujtojmë e Madeleine Albright në atë kohë ishte Sekretare e Shtetit dhe një zyrtarja kryesore amerikane, e cili thuhet se ka inkurajuar fillimin e bombardimeve të NATO mbi objektivat në Serbi.
Ndërsa Hillary Clinton ishte vetëm një Zonjë e Parë e Shteteve të Bashkuara, pasi bashkëshorti i saj Bill Clinton ishte president.
Është i njohur fakti se Hillary Clinton, në kohën kur ishte Sekretare Shteti, nga 21 janar 2009 e deri në shkurt të vitit 2013, dha një kontribut të madh në forcimin e shpalljen e pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Kjo është arsyeja pse Madeleine Albright dhe Hillary Clinton do jenë me 12 qershor në Prishtinë.