Rrugët e Madridit patën vizitorë të papritur të dielën. më shumë se 2000 dele kaluan përmes qytetit për shkak të një eventi që zhvillohet çdo vit. Kryeqyteti spanjoll qëndron mbi një rrugë të lashtë ku barinjtë i dërgonin bagëtitë e tyre në jug gjatë dimrit.
Eventi njihet si festivali i shpërnguljes dhe promovohet nga autoritetet turistike lokale. Festivali nisi në vitin 1994 me qëllim për të promovuar trashëgiminë rurale të zonës.
Tradita kryhet sipas një rregulli mesjetar, i cili lejonte barinjtë të kalonin mes përmes qytetit me kafshët e tyre. Të pajisura me zile, delet krijuan jo pak zhurmë rrugëve të Madridit, duke lënë të befasuar shumë turistë.