“Godfather” është cilësuar si një filmat ndër më të mirët e gjithë historisë së Hollivudit.
Ai flet për bosin e një familjeje mafioze në Nju Jork, dhe djalin e tij që merr përsipër punët e familjes.
Por kush ishin 10 mafiozët realë që inspiruan personazhet e filmit “Kumbari”:
Joseph Colombo – inspiroi Joey Zasa
Bosi i ri i stuhishëm në Godfather 3 ka ngjashmëri me John Gotti-n. Gotti gjatë kohës që filmi po zhvillohej, ishte një person mediatik, ndryshe nga bosët e tjerë të krimit që nga koha e Al Capone-s. Por Colombo, që mori në dorë kontrollin e Familjes Profaci, pas vdekjes së Joe Profaci-t ishte pikërisht prototipi i Zasa-s. Ai gjithnjë kërkonte të ishte në qendër të vëmendjes dhe kujdesej shumë për zbardhjen e imazhit të tij.
Ashtu si Joey Zasa, ai ndërmori një organizatë të fokusuar në aspektet pozitive të komunitetit italo-amerikan. Organizata e tij ‘Për të Drejtat e Njeriut’ ishte aq e fortë, saqë në filmin Godfather nuk u përmend asnjëherë fjala “mafia”. Colombo ashtu si dhe Zasa, u qëllua gjatë një organizate, në një ekzekutim publik. Në qershor të 1971-shit, kur filmi po xhirohej në të njëjtin qytet, Colombo u qëllua nga afrikano-amerikani Jerome Johnson, i cili ishte maskuar si prift. Një tjetër burrë doli nga turma dhe qëlloi për vdekje Johnson-in, dhe më pas u arratis. Colombo kishte bërë disa armiq të fuqishëm. Carlo Gambino ishte i lodhur nga tërheqja e vëmendjes së medias që bënte Colombo. Vëllezërit Gallo të udhëhequr nga “i çmenduri” Joe Gallo luftuan për të marrë kontrollin e organizatës. Ai punësoi disa afrikano-amerikanë për vrasjen e Colombo-s. Colombo i mbijetoi sulmit, por jetoi 7 vjet i paralizuar. Vdiq në 1978-n.
Meyer Lansky – inspiroi Hyman Roth
Godfather 2 na prezanton Hyman Roth-in, partneriteti i të cilit me Don Viton, ishte i ngjashëm me atë të Meyer Lansky-t, Lucky Luciano-s dhe Frank Costello-s. Lansky ishte një gjeni financiar, dhe po aq përgjegës për suksesin e tij në krimin e organizuar si askush tjetër. Luciano, Costello dhe të tjerët e çmonin këshillën e tij.
Ashtu si Roth, që ra dakord me vrasjen e mikut të tij të vjetër, Moe Greene, të njëjtën gjë bëri Lanksy në realizimin e ekzekutimit të Siegel-it. Në film, Roth përdor shprehjen “Ne jemi më të fortë se çeliku amerikan”, një shprehje e cituar nga Lansky. Ndryshe nga Roth-i, i qëlluar në aeroport nga operatori Rocco Lampone, i familjes Corleone, Lansky jetoi deri në vitet ‘80 në një komunitet modest në jug të Floridas, të ngjashëm me lagjen e Roth-it në film.
Gaspare DiGregorio – inspiroi Salvatore Tessio-n
Di Gregorio, ashtu si Tessio, ishte një kapiten i besuar në familjen e tij kriminale, mjaft të fuqishme brenda organizatës së Bonanno-s. Por kur Bonanno donte të promovonte djalin e tij, DiGregorio u ndje i fyer. Me ndihmën e bosëve të tjerë, përfshi Gambino-n, Lucchese-n, Stefano Magadino-n, DiGregorio ndërmori një komplot për largimin e Bonanno-ve dhe filloi lufta e ashtuquajtur në Nju Jork, “Lufta e Bananeve”. Ndryshe nga Tessio, që u kap, njerëzit e DiGregorio-s vazhduan sulmin, duke shtënë mbi delegacionin e Bonanno-s. Asnjë gjuajtje e vetme nuk shkoi në shenjë. Bonanno-t u arratisën. Bosët e tjerë, duke përqeshur paaftësinë e DiGregorios, e mbajtën atë derisa gjetën një zëvendësues. DiGregorio jetoi i vetëm derisa vdiq në vitin 1970.
Tommy Lucchese – inspiroi Philip Tattaglia-n
Familja Lucchese ishte relativisht e vogël, dhe ai kishte nevojë për familjet e tjera për të rritur ndikimin dhe fuqinë e saj. Në përpjekje për të rritur fuqinë dhe forcën, Lucchese theu rregullat e mafias tradicionale, dhe lejoi bashkëpunëtorin e tij, Vincent Papa, të shpërndajë heroinën. Fitimet e Papa-s ishin të paparashikueshme. Më pas, ai u dënua me burg, për bashkimin me rrjetin e drogës në Francë, dhe u godit me thikë për vdekje në vitin 1977.
Lucchese, ndryshe nga Philip Tattaglia, që u qëllua me armë në një dhomë hoteli, kur ishte me një prostitutë, Lucchese e përdori organizatën e Papa-s për të rritur pasurinë nëpërmjet drogës. Vdiq në moshën 67-vjeçare nga një tumor në tru, dhe mbetet një ndër të paktët anëtarë të Cosa Nostra-s që nuk shpenzoi as edhe një ditë të vetme në burg.
Bugsy Siegel – inspiroi Moe Grenne
Në botën e filmit Godfather, Moe Greene krijoi Las Vegasin, kurse në jetën reale këtë gjë e bëri Bugsy Siegel. Siegel ishte një ekzekutor i grupit të vrasësve të Nju Jorkut, kryesisht të përbërë nga hebrenj, irlandezë dhe italianë. Ai më pas u dërgua në Los Anxheles për të vënë disa punë në vijë, dhe aty filloi të shoqërohej me yjet e Hollyëood-it. Ai zuri shoqëri me George Raft, Sinatrën dhe Clark Gable. Ai mendonte ta kthente Las Vegas-in në një destinacion joshës, që në atë kohë ishte një qytet i dobët dhe i vjetëruar. Ia arriti qëllimit. Siegel thirri mikun dhe partnerin e tij Meyer Lansky, për të financuar projektin e tij. Ai nuk kurseu asnjë shpenzim për ndërtimin e ambienteve argëtuese dhe kazinove luksoze. Solli zbukurime madhështore, dhe instaloi elektricitet të mjaftueshëm për një qytet të vogël. Ky qytet arriti të thithte shumë njerëz. Por të ardhurat po shkonin ngadalë te mbështetësit e Siegel-it.
Shpenzimi ishte i madh, por dukej se pas kësaj fshiheshin çështje të tjera. Kolegu i tij, Lansky, ishte i bindur se Siegel-i po vidhte paratë nga të ardhurat dhe mendoi se duhet të largohej. Për Lansky-n, paratë nuk duhet të përfshiheshin në shoqërinë e tyre. Në mbrëmjen e 17 qershorit të vitit 1947, Siegel u qëllua në dhomën e ndënjes nga një i armatosur i panjohur, që hapi zjarr nga dritarja, duke i shtënë disa herë. Dy prej plumbave e kapën në fytyrë. Ndërsa Moe Grenne më shumë sesa për sjelljet jo të mira financiare, u vra për zemërimin e familjes Corleone (ai qëlloi me shuplakë publikisht Fredo Corleone-n). Ai pësoi të njëjtin fat. Ndërsa po masazhohej, ai dëgjoi emrin e tij, vendosi syzet, dhe më pas një plumb i erdhi në xhamin e djathtë të syzeve. Skena kur atij i rrjedh gjaku nga sytë është një nga skenat më të paharrueshme në film.
Vito Genovese – inspiroi Emilio Barzini-n
Nëse për Don Corelone-n, fjala “nder” ishte kodi i jetës së tij, për Barzini-n kjo fjalë shërbente si bosht manipulimi. Të dy (Corleone & Barzini) ishin njerëz të përqëndruar dhe mendjemprehtë. Por ndryshe nga Don Corleone, Barzini-t nuk i interesonin shumë traditat e kulturës së tij, por preferonte të shihte vetëm gjërat që ishin më efikase për të. Genovese ishte më brutal, më pak njerëzor se Barzini. Por nuk ishte më pak mercenar, dhe dëshironte që mendimet e vjetra të dilnin jashtë punëve të mafias. Edhe se Genovese dha urdhër të prerë për qëndrimin jashtë të lëndëve narkotike nga organizata e tij, ai u përfshi në rrjetin e shpërndarjes së heroinës dhe kokainës. Genovese, ashtu si Barzini, e njihte veten si “Kapo i kapove”.
Edhe pse Genovese dhe Frank Costello punonin në të njëjtën familje kriminale, ata dyshonin thellësisht për njëri-tjetrin. Me siguri pas tentativës për vrasje të Costello-s, fshihej Genovese. Informacioni i dëshmuar nga Costello, e çoi Genovese-n në burg në vitin 1959. Ai u përpoq të udhëhiqte familjen nga burgu, me disa suksese. Por mungesa e të qenit jashtë, uli ndjeshëm fuqinë dhe ndikimin e familjes. Genovese vdiq në burg në vitin 1969.
Salvatore “Bill” Bonanno – inspiroi Michael Corleone-n
Mafiozi i madh Joseph Bonanno, nuk dëshironte kurrë që djali i tij Bill të ndiqte punët e familjes, por donte që të ndiqte një jetë të pastër, duke e çuar me studime për Drejtësi. Por pak nga pak, ai jo vetëm që u përfshi në punët e familjes, por mori dhe kontrollin e saj. Si një lider i botës së krimit, Bill ngjan më shumë me personazhin e Fredo-s sesa të Michael-it. Ai kurrë nuk u pranua nga të tjerët, dhe shihej si një marionetë e babait të tij.
Dhe ndryshe nga Michael-i, që mahniti babanë e tij me mënyrën si udhëhiqte punën, Bill ishte më shumë një lolo pa qëllime për jetën. Dhe përsëri ndryshe nga Michael-i, që e orientoi familjen e tij drejt suksesit, duke mbajtur nën kontroll botën e krimit, Bill qëndronte jashtë familjes.
Willie Moretti – inspiroi Luca Brasi-n
Kushëriri i Frank Costello-s ishte gjithashtu një kryetar dhe një krah i fortë pas Costello-s. Ashtu siç bëri Brasi për Johnny Fontaine-n, Moretti e kërcënoi liderin e bandës Tommy Dorsey me një pistoletë në gojë, për të nxjerrë Frank Sinatrën nga një kontratë e padrejtë. Më pak i ashpër sesa Brasi, Moretti-t i pëlqente jeta e tij kriminale. Por sjelljet e tij të çrregullta filluan të bënin disa njerëz nervozë. Ëillie-n e ekzekutuan pas ngrënies së drekës në restorantin Joe’s Elboë në Nju Xhersi. Ai u qëllua në fytyrë, shenjë tradicionale respekti për të vrarët. Vrasja e Brasi-t zbuti disi konfliktet e familjes Corleone dhe rivalëve të saj Tattaglia dhe Barzini. Ndërsa eliminimi i Moretti-st u pa si një komponent i nevojshëm në humbjen e kontrollit të Costello-s në familjen Luciano-Genovese-Costello, duke e lënë të hapur për t’u shfrytëzuar nga Familja Gambino.
Frank Sinatra – inspiroi Johnny Fontaine
Charles Foster Kane nuk ka luajtur një rol më transparent sesa Johnny Fontaine. Ashtu si Sinatra, Fontaine ishte një djalë i mirë lagjeje, i shpëtuar nga një mik i tij, që kishte lidhje me botën kriminale. Karriera e Sinatrës u shpëtua nga një rol në një film lufte (From here to eternity). Lidhjet e tij me figura të botës së krimit, janë legjendare. Drejtori i atëhershëm i FBI-së, J. Edgar Hoover, tha se Sinatra kishte një karakter prej “rrugaçi”. Atij i pëlqente të luante djalin e fortë, dhe bashkëpunëtorët e tij e përkrahnin shpesh. Askush nuk e akuzoi Sinatrën për mashtrim, por në fund të fundit ai ishte pjesë e grupeve kriminale të brevit më të devotshëm. Dhe pavarësisht përbuzjes së tij për librin (një herë që takoi Mario Puzo-n, autorin e librit, ai e injoroi atë). Ai pati edhe disa diskutime paraprake me regjisorin Coppola.
Frank Costello – inspiroi Vito Corleone-n
Don Vito Corleone kishte tipare të ngjashme me shumë udhëheqës të mafias.
Mënyrën e të sjellurit të Joseph Bonanno-s. Ashtu si Joseph Profaci, Vito varej nga shpërndarja e vajit të ullirit në rrugë të paligjshme. Dhe ashtu si familjet mafioze të Profaci-t dhe Bonanno-s, familja Corleone ishte e vogël, e izoluar dhe e fuqishme në komunitetin e saj.
Por ai që i ngjan më shumë personazhit të Vitos është Frank Costello. Pas “Luftës Castellammarese”, luftës së përgjakshme mes bandave italiane dhe siciliane, Costello ndihmoi Lucky Luciano-n në shpërndarjen e bandave italiane në Nju Jork, ku ndodhej një “komision” i përbërë prej pesë familjesh kriminale. Costello shërbeu si këshilltar i Luciano-s. Kur Lucianon e internuan, Costello si një njeri i fuqishëm që qëndronte jashtë fronit, mori në dorë kontrollin e familjes.
Costello ashtu si Corleone në film, rriste fuqinë e tij nëpërmjet marrëdhënieve me figura të fuqishme të biznesit dhe politikës. Ai njihet si “Kryeministri”, për aftësitë e tij diplomatike, përfshi këtu edhe shantazhet dhe ryshfetet që jepte.
Si personazhi real ashtu dhe ai filmit i mbijetuan tentativave për vrasje që iu bënë. Marlon Brando, aktori që luajti Don Vito Corleone-n pati deklaruar se e pati dëgjuar shumë herë zërin e Costello-s të regjistruar kur ky i fundit pati qenë në seancë gjyqësore.