Një magjistar indian, i cili u përpoq të rikrijojë mashtrimin e famshëm të Harry Houdinit duke u hedhur në një lumë i lidhur me pranga, ka shumë gjasa të ketë gjetur vdekjen aty.
Magjistari nga Bengali Chanchal Lahiri kishte për qëllim pas hedhjes të shpëtonte dhe të notonte në sipërfaqe, por nuk doli dot prej lumit Hooghly, ku ai u mundua ta bëjë shfaqjen.
Spektatorët që ishin mbledhur për ta parë e njoftuan policinë, dhe ekipet e kërkimit janë duke e kërkuar. Kërcimin e bëri sipas “modelit” Harry Houdinit, me duar dhe këmbë lidhur në pranga. Harry Houdini ishte një iluzionist amerikan i njohur për aktet e tij të menjëhershme të “arratisjes”. Ai fillimisht tërhoqi vëmendjen e tij në SHBA me nofken “i prangosuri Harry Houdini” e më pas në Evropë, ku i sfidoi forcat policore për ta mbajtur atë të mbyllur.
Megjithëse gjasat që indiani të gjendet i gjallë janë të vogla, policia tha se nuk mund ta shpallë për të vdekur pa e gjetur trupin e tij.
Magjistari i tha atij se donte të bënte këtë mashtrim me qëllim që “të ringjallte interesin për magjinë”.
Kjo nuk është hera e parë që Lahiri bën një mashtrim të tillë. Ai ra në të njëjtin lum brenda një kutie xhami 20 vjet më parë, por kishte arritur të dalë pa u lënduar, edhe pse askush nuk kishte besuar se do t’ia dalë.