Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Ura e Çerenecit-Ostren.
Drejtuesi i automjetit tip fouristradë ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka rënë në humnerë.
Si pasojë, ka humbur jetën shoferi, 63-vjeçari me iniciale K.B. dhe është plagosur rëndë pasagjeri.
Grupi hetimor po punon mbi sqarimin e rrethanave të ngjarjes.