Aktualitet Makina bie në ujërat e liqenit të Fierzës, humb jetën 55-vjeçari, shpëton...

Makina bie në ujërat e liqenit të Fierzës, humb jetën 55-vjeçari, shpëton i biri

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë të diel në Kukës. Një mjet ka humbur kontrollin dhe ka rënë në liqenin e Fierzës. Si pasojë ka humbur jetën Sul Demnushi, 60 vjeç, dhe ka shpëtuar mrekullisht i biri.

“Rreth orës 11:00, në hyrje të urës së Drinit të Zi, Kukës, shtetasi A. D., banues në fshatin Mamëz, i cili udhëtonte së bashku me babain shtetasin S. D, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit dhe ka rënë në liqen, ku për pasojë pasagjeri në këtë automjet, shtetasi S. D. ka humbur jetën.

Nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses, është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të pasagjerit, shtetasit S. D., 60 vjeç, banues në fshatin Mamëz, ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi A. D., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ambulanca dhe policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa kjo e fundit po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.