Një aksident i rëndë është shënuar në Belsh, ku një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka shpërthyer në flakë.
Sipas policisë, nga ngjarja ka mbetur e lënduar vetëm një vajzë 8-vjeçare, e bija e drejtuesit të mjetit.
E mitura ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ka nisur puna për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
“Rreth orës 16:45, në aksin rrugor “Belsh-Kuçovë”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., ka dalë nga rruga dhe për këtë shkak automjeti është përfshirë nga flakët. Si pasojë është dëmtuar lehtë dhe po merr asistencë mjekësore vajza e shtetasit E. M., 8 vjeçe (pasagjere), e cila është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e rrethanave të këtij rasti.”, njofton policia.