Një 40-vjeçar ka gjetur vdekjen pas një aksidenti tragjik të regjistruar në fshatin “Shën Vasil” në Himarë. Viktima është identifikuar si R.B, 40 vjeç, banues në Sarandë.
40-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga e për pasojë ka humbur jetën. Gjithashtu, janë dëmtuar dhe transportuar në spital për ndihmë mjekësore dy pasagjerët në këtë automjet, ku nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë te rrethanave të ngjarjes.