Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur në rrugën dytësore Fushë Krujë–Thumanë.
Një automjet i drejtuar nga N.H. 46 vjeç doli nga rruga pasi shoferi humbi kontrollin.
Për pasojë ka humbur jetën pasagjerja 77-vjeçare me iniciale B.H.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.