Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Krumë-Kukës.
Policia bën me dije se një 61-vjeçare ka humbur jetën pasi automjeti në të cilin ndodhej si pasagjere ka dalë nga rruga.
Mësohet se shoferi, bashkëshorti i viktimës është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po merret me zbardhjen e plotë të aksidentit.
“Më datë 25.02.2023, në aksin rrugor Krumë -Kukës, në vendin e quajtur “Qaf Tobli”, shtetasi Z. S., duke drejtuar automjetit tip “Volkswagen Passat”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga, ka humbur jetën bashkëshortja e tij, shtetasja F. S., 61 vjeçe, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spitalin e Kukësit për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit“, njofton policia.