82-vjeçari Qani Kamberaj po ecte të premten në rrugën e tij në trotuar kur u përplas nga një makinë e cila përfundoi në fund fare buzë lumit të Lanës në Tiranë. Policia ka lajmëruar këtë të shtunë se i moshuari nuk ka mundur që t’i rezistojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën në spital.
Për ngjarjen është arrestuar 25-vjeçari Mariglen Harizi, 25 vjeç. Dyshohet se i riu ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara.
Për pasojë ai ka humbur kontrollin e makinës dhe përveç këmbësorit ka marrë përpara edhe shtyllat që ndodhen në anë të rrugës në trotuar derisa ka përfunduar buzë lumit. Po ashtu, nuk përjashtohet as mundësia që makina e të riut të ketë pësuar defekt.
Megjithatë policia po vijon hetimet për të zbuluar shkaqet e sakta të aksidentit.