Aktualitet Makina përplas këmbësorët, një viktimë dhe dy të plagosur (Emrat)

Makina përplas këmbësorët, një viktimë dhe dy të plagosur (Emrat)

Një grua 35-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur duke ecur në anë të rrugës, ndërsa dy këmbësorë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:20 pranë liqenit në fshatin Mursi të Sarandës.

Një makinë tip Benz e drejtuar nga 21-vjeçari Orges Metro humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke përplasur tre këmbësorë.

Për pasojë, humbi jetën 35-vjeçarja Leonarda Boro dhe u plagosën Sajmir Stolla 33 vjeç dhe Gentian Stoqeni 38 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet në lidhje me përcaktimin e shkakut dhe sqarimit të rrethanave.